×
  • Lajme
  • Botë

    Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd e nervozon Vuçiqin

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 13:58

    Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott  gjatë ditës së djeshmi foli për raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se nuk ka kurrfarë dobie nëse këto dy shtete vazhdojnë të akuzojnë njëra- tjetrën.


    Scott po ashtu tha se nuk duhet fajësuar vetëm Prishtina, por që të dy palët duhet të ulen dhe të dialogojnë.

    E kjo deklaratë e ambasadorit amerikan në Begrad me sa duket nuk i ka pëlqyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Reporteri.net

    Vuçiq u shpreh se është i befasur nga deklarata e ambasadorit amerikan.

    “Jam i befasuar me deklaratën e ambasadorit Scott. Ndalu, njeri. Thonë ta pranojmë fajin. Na thuaj, ku është faji ynë”, u shpreh Vuçiq në një nga emsionet televizive vendore. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!