×
  • Lajme
  • Botë

    Del video tjetër nga festat e çmendura të Trump: I rrethuar nga vajza me miliarderin e akuzuar për pedofili

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 13:27

    Presidenti i SHBA-ve,  Donald Trump në vitin 1992 organizoi një festë me miliarderin  Jeffrey Epstein, i cili aktualisht është duke u gjykuar për trafikimin e qenieve njerëzore, veçanërisht nën akuzat për abuzim seksual, përdhunimin dhe prostituimin e të miturve. Më i riu në mesin e tyre ishte 14 vjeç, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Mediat amerikane kanë publikuar pamjet nga një festë e çmendur ku Trump dhe Epstein shihen të rrethuar nga një numër vajzash, tifoze të klubit amerikan Buffalo Bill. Gjithçka ndodh në Trump Club Mar-A-Lago.

    Në një moment ai shihet duke prekur njërën nga vajzat, gjersa në një tjetër Trump i tregon Epsteinit një vajzë ndërkohë që i flet diçka në vesh.

    https://twitter.com/iZairois/status/1151474385318010882

    Edhe pse për shkak të muzikës nuk dëgjohet, NBC shkruan se këto kanë qenë fjalët që Trump i ka thënë miliarderit të akuzuar për pedofili: “Shikoje atë, atje pas … Është e bukur”. Pastaj ai thotë diçka tjetër që është e pamundur të përcaktohet, pas çka Epstein pothuajse rrëzohet duke qeshur.

    New York Times raporton se Trump ka organizuar këtë festë private vetëm për miliarderin Epstein dhe për vete./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!