×
  • Lajme
  • Botë

    Demantohet lajmi: Zaev nuk është dorëhequr

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 15:26

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk ka dhënë dorëheqje pas dështimit për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në, pavarësisht lajmeve të rrejshme që qarkullojnë nëpër portale.


    Momentalisht, kryeministri Zaev ka thirr mbledhje të jashtëzakonshme në Qeveri dhe ka mbledhur gjithë formacionin e tij qeveritarë, për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin tani pas dështimit për marrjen e datës.

    Paraprakisht ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat që BE-ja e ka kushtëzuar RMV për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve.

    Ai madje ka thënë se kjo të ishte një demotivim për shtetet tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!