×
  • Lajme
  • Botë

    Deputetët serb rrahën mes vete para seancës për Kosovën

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 17:37

    Sot në ora 16:00, ka qenë e paraparë të mbahet seanca e parlamentit të Serbisë për Kosovën.


    Në këtë seancë do të merr pjesë edhe presidenti Aleksandër Vuçiq.

    Para se të hynin në ndërtesën e parlamentit, deputetët e Dverit u përplasën me ata të Partisë Radikale Serbe.

    Deputetët e Dverit nuk deshën që të largoheshin për t’i lëshuar rrugën veturës ku gjendej kryetari i Partisë Radikale, Vojisllav Sheshel.

    Pas përplasjes verbale kur Vojisllav Sheshel i ofedoi deputetët e Dverit erdhi edhe deri te përplasja fizike mes tyre.

    Pas përleshjes, deputetet e Dverit u larguan për t’i hapur rrugë veturës së Sheshelit.

    Për të parë videon, klikoni KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!