×
  • Lajme
  • Botë

    Deputeti iranian vdes nga coronavirusi

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 12:27

    Vdes një deputet iranian nga koronavirusi.


    Lajmin e ka konfirmuar një agjenci shtetërore e lajmeve.

    Mohammad Ali Ramazani Dastak, javën e kaluar u zgjodh si përfaqësues për Astana Ashrafieh, mirëpo ai u testua pozitivisht në testet mjekësore duke gjetur kështu vdekjen.

    Ai vdiq të Shtunën në mëngjes pasi u dërgua në spital me “grip dhe lëndime kimike” të marra në luftën Iran-Irak, sipas Agjencisë së Lajmeve Studentore të Iranit.

    Kurse nëntë njerëz vdiqën nga virusi në 24 orët e fundit,” tha Kianush Jahanpur për TV shtet, ndërsa numri i të vdekurve është 43 vjeç.

    Z. Jahanpour u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg tubimeve masive siç janë funeralet dhe të kufizojnë udhëtimet e tyre për të mos përhapur virusin.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!