×
  • Lajme
  • Botë

    Deputetit nga Maqedonia i përgjohet telefoni, kapet duke porositur drogë

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 14:54

    Deputeti, Pavle Bogoevski, ka vërtetuar se zëri në incizim është i tij, që u publikua mbrëmë në rrjetet sociale si “bombë” e re.


    Bogoevski gjithashtu reagoi me një status në rrjetet sociale, i cili ka thënë se nuk ka porositur kokainë por vaj kanabisi, siç kishte shkruar ai për një njeri të tij të afërt.

    Një pjesë nga reagimi i tij në rrjetin social Facebook:

    Mbrëmë në një rrjet social rus u publikua një audio ku autori i publikimit e ka quajtur “bombë”, ku thekson se kam porositur kokainë. Në rrjetet tona, fillimisht ishte shpërndarë nga makineritë propaganduese të VMRO-DPMNE-së, në rrjetin social Twitter.

    Do të doja të pastroja disa punë:

    A është ai zëri im?

    Po.

    A flas për substancë të ndaluar ?

    Deputeti i pavarur, pjesë e shumicës parlamentare, Pavle Bogoevski

    Po. Mirëpo, në këtë bisedë nuk kam porositur kokainë. Aty kam kërkuar vaj kanabisi. Për përdorim medicinal, për një person timin  shumë të afërm nga vaji i kanabisit, pasi i kishte ndihmuar kur asnjë medikament tjetër nuk i kishte ndihmuar. Atë e bëj disa muaj dhe do ta bëje aq sa duhet.

    Kjo ishte një pjesë e reagimit të tij në rrjetin social Fejsbuk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!