×
  • Lajme
  • Botë

    Dha jetën për të shpëtuar të tjerët nga sulmuesi, heroi i Christchuch do të nderohet pas vdekjes

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 14:32

    Një viktimë pakistaneze e sulmit të Christchurch, i cili u vra duke u përpjekur që me një revole ta parandalojë sulmuesin për sulme të mëtutjeshme do të shpërblehet pas vdekjes në vendin e tij për guximin e treguar, transmeton Reporteri.net


    Kryeministri Imran Khan njoftoi se çmimi i trimërisë do t’i jepet këtij personi, emri i të cilit besohet të jetë Naeem Rashid.

    Lajmi vjen pasi Rashid u përjetësua në një shfaqje madhështore në Auckland, në ishullin e veriut të Zelandës së Re. Zyra e jashtme e Pakistanit ka konfirmuar se nëntë prej shtetasve të saj u vranë në sulmet terroriste në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re, ku 50 persona mbetën të vdekur. Videoja e masakrës tregon një njeri që i afrohet sulmuesit me revole, ndërsa të tjerët ikin. Ky njeri besohet të jetë Rashid, por fytyra e tij është e paqartë në pamjet e publikuara dhe ai ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

    “Pakistani është krenar për Mian Naeem Rashid i cili u martirizua duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët nga supremacisti i bardhë dhe guximi i tij do të njihet me një çmim kombëtar”, u shpreh Khan.

    Pakistani ka disa çmime për të njohur trimërinë civile, dhe Khan nuk ka specifikuar se me cilin prej tyre do të nderohet Rashid. Vëllai i madh i Rashid, Khurshid Alam, tha se çmimi do të thotë shumë për familjen e tij në qytetin veriperëndimor pakistanez Abbottabad. “Ndihem shumë krenar”, tha ai, duke e përshkruar humbjen e vëllait dhe të nipit të tij si një “shok të madh”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!