×
  • Lajme
  • Botë

    Dhjetë të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Pakistan

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 16:02

    Zyrtarët pakistanezë njoftuan se së paku dhjetë persona janë vrarë nga një shpërthim vetëvrasës, ku në shënjestër ishte një automjet i policisë.


    Ngjarja ndodhi në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, më saktësisht në qytetin Quetta.

    Në mesin e personave të vrarë ishin edhe dy policë. Quetta është kryeqytet i provincës së Baloçistanit, e cila shtrihet në kufi me Afganistanin dhe Iranin.

    “Deri tash i kemi pranuar 10 trupa të pajetë dhe 35 persona të lënduar”, i tha agjencisë Reuters një zyrtar i spitalit.

    Një zyrtar i lartë policor konfirmoi se në mesin e personave të vrarë janë edhe dy pjesëtarë të policisë, transmeton Express.

    Incidentet me motive terroriste nuk janë të rralla në Pakistan. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 49 persona u vranë në gjashtë incidente terroriste në këtë shtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!