×
  • Lajme
  • Botë

    Dimri arrin tek fqinjët tanë: Bie bora e parë në Kroaci e Slloveni

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 10:40

    I tërë rajoni po përballet me rënie të temperaturave e reshje shiu.


    Mirëpo, në disa zona malore tashmë kanë rënë edhe fjollat e para të borës, shkruan Reporteri.

    Një ciklon i thellë nga zona e Gjirit të Genovës u zhvendos në Adriatikun verior gjatë mëngjesit dhe pritet të lëvizë më tej në Adriatikun qendror.

    Për shkak të kësaj me ndryshime moti po përballet i tërë rajoni. Në disa zona malore në Kroaci madje ka rënë edhe borë.

    https://www.facebook.com/HR.Vrijeme/posts/1717494625080745

    Reshje bore ka pasur edhe në viset malore të Sllovenisë.

    Ndërkohë reshje shiu mbrëmë ka pasur në Shqipëri ku në disa zona janë shënuar edhe përmbytje.

    Nga nesër edhe në Kosovë pritet rënie e konsiderueshme e temperaturave. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!