×
  • Lajme
  • Botë

    Ditë rekorde me raste të reja me koronavirus në botë

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 20:35

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rritje rekorde të rasteve të reja me koronavirus në botë.


    Në 24 orët e fundit janë regjistruar 212 mijë e 326 raste të reja me COVID-19.

    Numri më i madh i rasteve ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili e India, sipas raportit ditor, shkruan “The Guardian”. Rekordi i mëhershëm ishte 189 mijë më 28 qershor.

    Numri i vdekjeve sillet rreth 5000 në ditë.

    Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, deri tash në botë janë regjistruar 11.1 milionë raste me koronavirus. 527 mijë persona kanë vdekur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!