×
  • Lajme
  • Botë

    “Divorcohu njeherë e mirë”, zbulohet letra që mbretëresha i ka dërguar princeshë Dianës

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 8:05

    Padyshim që princeshë Diana ka qenë dhe është një prej figurave më të dashura për të gjithë njerëzit kudo në botë.


    Historia e saj është treguar nga shumë njerëz, e veprat bamirëse që ka bërë ende komentohen në ditët e sotme.

    Në martesën e saj, marrëdhënia me princ Charles nuk ka qenë gjithmonë e mirë e në një prej këtyre ditëve, ajo ka vendosur të thotë disa të vërteta.

    Ajo ka treguar se në marrëdhënien e tyre kanë qenë gjithmonë tre, ajo, Charles-i dhe Camila.

    Më vonë zbuloi se e kishte tradhëtuar bashkëshortin e saj me James Hewiit.

    Menjëherë pas kësaj deklarate, mbretëresha i nisi një letër asaj, ku e nxehur për prishjen e imazhit të djalit të saj, i shkruante: “Divorcohu njëherë e mirë”.

    Edhe pikërisht kështu ndodhi, një vit më pas, në 1996, i dhanë fund martesës së tyre, e cila kishte mbaruar që në fillimet e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!