×
  • Lajme
  • Botë

    “Djaj, gënjeshtarë, hajdutë”- ylli i Hollivudit shpërthen në ofendime pas arrestimit të Assange

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 15:20

    Ylli i Hollivudit, Pamela Anderson i ka quajtur SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Ekuadorin “djaj, gënjeshtarë dhe hajdutë”, pasi miku i saj dhe themeluesi i WikiLeaks, Juliane Assange u arrestua sot në ambasadën e Ekuadorit në Londër, transmeton Reporteri.net.


    Pamela në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se është e shokuar pas këtij arrestimi dhe pamjeve që pasuan më pas.

    “Si munde ta bësh këtë Ekuador”, pyeti Pamela Anderson duke dhënë vetë më pas përgjigje në këtë pyetje: “sepse ju zbuloi”.

    Të njëjtën pyetje, ajo ia bëri edhe Britanisë së Madhe duke shpërthyer në sharje dhe ofendime.

    Ndërsa kur erdhi radha te Amerika, Anderson shkroi: “Ky president qyqar, ai duhet ta mbledhë bazën e tij? Ti je egoist dhe arrogant”, shkroi ndër të tjera ajo.

    Assange u arrestua sot në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi qeveria e këtij shteti ia hoqi azilin. Në Ambasadën e Ekuadorit, ai ndodhej që nga viti 2012./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!