×
  • Lajme
  • Botë

    Dorëhiqet Shefi i Sigurisë së Brendshme në SHBA

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 10:08

    Shefi i Sigurisë së Brendshme në SHBA, Kevin McAleenan, ka dhënë dorëheqjen pas gjashtë muajsh në këtë post.


    Përmes një postimi në Twitter,  Presidenti Donald Trump tha që McAleenan dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

    Ai gjithashtu bëri të ditur  se zëvendësimi i tij do të emërohej javën e ardhshme.

    McAleenan, 48 vjeç, është personi i katërt që shërben si kreu i Sigurisë së Brendshme gjatë mandatit të zotit Trump.

    Ai ka mbikëqyrur politikat e ashpra të presidentit që synojnë të frenojnë imigracionin përtej kufirit meksikan.

    Sidoqoftë, analistët kanë përshkruar një marrëdhënie të trazuar midis të dyve dhe McAleenan ka kritikuar tonin e debatit për emigracionin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!