×
  • Lajme
  • Botë

    Dorëzohet Erdogan, ndal sulmet ndaj kurdëve, Trump: Shpëtuam miliona jetë

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 20:10

    Turqia do të pezullojë operacionin ushtarak të filluar një javë më parë në Siri për të lejuar forcat kurde që të vendosen në një zonë të sigurtë brenda 120 orësh, njoftoi nënpresidenti amerikan Mike Pence pas bisedimeve në Ankara.


    Nënpresidenti amerikan shtoi se Turqia ka pranuar të mos kryejë operacione luftarake në qytetin sirian Kobani, i cili më parë ishte marrë nën kontroll nga ushtria Siriane, transmeton Reporteri.net.

    Pence theksoi se SHBA-të nuk do të vendosin sanksione shtesë ndaj Turqisë dhe shtoi se Presidenti  Donald Trump është i gatshëm të heqë sanksionet ekonomike ndaj Ankarasë nëse Turqia ndalë sulmet në Siri.

    Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në Twitter tha se “lajmet janë të shkëlqyera” dhe se “miliona jetë do të shpëtojnë”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!