×
  • Lajme
  • Botë

    E fshehën heroinën me vlerë 2 milionë paund në valixhe, arrestohet çifti në aeroport

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 9:06

    Një çift mund të përballet me dënim me vdekje pasi u përpoqën të kontrabandonin heroinë me vlerë 2 milion paund jashtë Pakistanit.


    Mohammed Tahir Ayaz dhe bashkëshortja e tij Ikra Hussain u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar të Sialkot.

    Çifti nga Huddersfield, West Yorks po tentonin të trafikonin drogën në Angli me linjën ajrore të Emirates Airline të enjten.

    Forcat e Sigurisë së Aeroportit (ASF) gjetën 25 kilogramë heroinë me cilësi të mirë të fshehur në rrobat e 20-vjeçares brenda bagazheve të tyre.
    Pakot ishin qepur në pjesë të ndryshme të rrobave.

    Ata u thanë zyrtarëve se po përpiqeshin të trafikonin drogën në Britani nga Sialkot, Pakistan.

    Kostoja e heroinës së sekuestruar është deklaruar të jetë me vlerë rreth 2 milionë paund në tregun ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!