×
  • Lajme
  • Botë

    E larguan nga toka, një armen vendosi të marrë me vete shtëpinë e tij

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 12:30

    Përplasjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak kanë përfunduar, por disa civilë vazhdojnë të vuajnë pasojat e luftimeve të përgjakshme.


    Shumë armenë janë të zemëruar me Jerevanin, por edhe me Rusinë, e cila ndërmjetësoi në nënshkrimin e marrëveshjes, për të cilën ata thonë se i ka gjunjëzuar.

    Për shembull, banorët e qytetit Karvachar filluan të digjnin shtëpitë e tyre pas lajmit rreth dorëzimit të disa territoreve të Karabahut në Azerbajxhan.

    Ndërsa disa nuk donin të linin asgjë pas, një familje vendosi shtëpinë e tyre të në kamion dhe filloi një jetë të re. Kjo ngjarje u shkrep nga fotografi i agjencisë Associated Press.

    Kujtojmë se udhëheqësit e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë, Vladimir Putin, Ilham Aliyev dhe Nicole Pashinyan, nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 10 nëntor mbi ndërprerjen e plotë të konfliktit në Nago-Karabak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!