E pabesueshme: Çdo 17 orë Covid-19 ka prodhuar një miliarder të ri, rreth 500 miliarderë të rinj për një vit

Viti 2020 u karakterizua nga pandemia COVID-19 ku përveç situatës së ndërlikuar shëndetësore, u fol shumë edhe për krizën ekonomike globale si pasojë e izolimit në pandemi. Por jo për çdo kënd viti pandemik ka qenë i vështirë.


Në një analizë të revistës së njohur Forbes, thuhet se gati çdo 17 orë pandemia COVID-19 ka prodhuar një miliarder të ri, përcjellë në shqip Reporteri.net.

Madje gjatë vitit 2020, në listën e Forbes të Miliarderëve të Botës kanë hyrë hiç më pak se 493 emra të ri si miliarder që nga marsi i vitit të kaluar.

Kjo shifër është rekord i ri duke e thyer rekordin prej 290 emrave të rinj gjatë vitit 2015.

Mesatarja e pasurisë së miliarderëve të rinj, në analizën e Forbes, është 2 miliardë dollarë.

Ndërkaq mosha mesatare e miliarderëve të rinj është 45 vjeç që është me rë në krahasim me numrin total prej 2755 miliarderëve në listën Forbes që mbërrin në 63 vjeç.

84% e miliarderëve të rinj janë liderë të kompanive të vetë-themeluara.

Ndërkaq vendi me më së shumti miliarder të rinj është Kina që vetëm brenda një viti ka 205 miliarder të rinj.

Chen Zhiping, pasuria e të cilit llogaritet 15.9 miliardë dollarë dhe Kate Wang janë ndër emrat e rinj në listë e miliarderëve të Forbes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e dytë për nga numri i miliarderëve të rinj me 98 miliarder të rinj gjatë vitit pandemik. Në mesin e miliarderëve të rinj është edhe Kim Kardeshian, aktorja e njohur dhe pronarja e rrjetit të kozmetikës.

Ndërkaq listën e tre vendeve me më së shumti miliarder të rinj gjatë vitit pandemic e mbyllë Gjermania me 26 të tillë.

Pastaj pasojnë Kanada, India me 19 miliarder të rinj dhe gjithsejt 36 vende kanë së paku nga një miliarder të ri të krijuar gjatë vitit 2020, i cili vit u karakterizua me rënie ekonomike si pasojë e pandemisë globale të shkaktuar nga COVID-19.