×
  • Lajme
  • Botë

    E pabesueshme: Njeriu mbijeton një muaj në strofullin e ariut, e kishte ruajtur për ta ngrënë më vonë

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 14:41

    Një burrë me emrin Aleksandër u shpëtua strofulli i një ariu, ku kishte qëndruar për një muaj.


    Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në rajonin rus Tuva, ku ariu fillimisht këtij njeriu fatkeq ia kishte thyer shpinën, dhe më pas e kishte gjuajtur tek strofulli i tij për ta ruajtur si vakt të mëtutjeshëm, transmeton Reporteri.net.

    Megjithatë, ai ishte me fat, sepse u gjet nga qentë e gjuetisë pas një muaji qëndrim në strofullin e ariut. Në momentin kur u gjet, ai dukej plotësisht si mumie. Menjëherë  u dërgua në spital, ku raportohet se po lufton për jetë.

    Ai ka rrëfyer se ka pirë urinën e tij për të shpëtuar, dhe është shprehur i habitur se si nuk është vrarë.

    Mjekët vendorë thonë se nuk mund të shpjegojnë se si ky njeriu kishte arritur t’u mbijetojë këtyre plagëve të mëdha. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=KZEHKLxBOEs

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!