×
  • Lajme
  • Botë

    E pohojnë shkencëtarët: Origjina e coronavirusit nuk është nga tregu në Wuhan

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 19:08

    Tregu në Wuhan nuk ishte shkak po “pre” e coronavirusit, thotë Qendra kineze e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, provat konfirmojnë se virusi posedon origjinën nga lakuriqët kinezë përpara se të transmetohej tek njerëzit, mirëpo vendndodhja e saktë nuk dihet ende.

    Ndërkaq autoritetet kineze kishin thënë se rastet e para të virusit dolën në një treg lokal në qytetin e Wuhan.

    Mirëpo një studim i kafshëve në atë treg demanton këtë teori, pasi të gjitha mostrat e tyre rezultuan negative për COVID-19, që do të thotë se njerëzit nuk u infektuan aty.

    Colin Carlson, një zoolog në Universitetin Georgetown, tha se shpërthimi i coronavirusit që lidhej me tregun në Wuhan ka të ngjarë të jetë vendi i një “ngjarje të përhapjes”, ku një person transmetoi virusin tek shumë njerëz të tjerë.

    Ndryshe zbulimi ka të ngjarë të rrisë spekulimet që virusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez, ashtu siç ka potencuar edhe presidenti amerikan Donald Trump, si dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!