×
  • Lajme
  • Botë

    E rëndë: Përdhunohet dhe më pas vritet 59-vjeçarja

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 13:07

    Një grua 59-vjeçare italiane nga Modena, u përdhunua dhe u vra në Santo Domingo në Republikën Dominikane, ku ajo jetonte prej dhjetë vitesh.


    Vrasësi kishte vendosur trupin e gruas në Claudia Lepore, në një frigorifer ku kishte qëndruar për të paktën tre ditë.

    Hapja e frigoriferit bllokohej nga një shkallë dhe nuk përjashtohet mundësia që gruaja të kishte ngrirë për vdekje brenda. Viktima ishte e lidhur dhe goja i ishte mbyllur me një fashë.

    Lajmi u bë i ditur nga “Il Resto del Carlino” në Modena. Sipas hetimeve, siç raportohet nga shtypi dominikan, motivi është i një natyre ekonomike. Denoncimin për zhdukjen e gruas e kishte bërë shoqja e saj Ilaria Benati nga Modena, megjithatë edhe ajo është nën hetime pas zbulimit të disa mesazheve të dyshimta. Ajo së bashku me një tjetër italian, Jacopo Capasso, një zhvillues i pasurive të patundshme nga Bavaro, dhe Antonio Lantigua alias ‘El Chino’ që konsiderohet autori i vrasjes. Ky i fundit u rrëfye dhe tashmë është në burg. Ai ishte “punësuar” nga dikush për të kryer vrasjen kundrejt 200 mijë pesove (pak më pak se tre mijë euro

    Viktima kishte menaxhuar B&B ‘Villa Corazon’ me Ilaria Benati , por pas vendimit të saj për tu larguar ajo kishte pas probleme me ish-ortaken e saj.
    Kohët e fundit, sipas thashethemeve, të dy gratë ishin afruar por mosmarrëveshjet e një natyre ekonomike në lidhje me menaxhimin e hotelit mbetën . Autoritetet Dominikane kanë arrestuar Antonio Lantigua dhe tani po kërkojnë konfirmimin e autorëve të vrasjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!