×
  • Lajme
  • Botë

    E rrëmbeu, përdhunoi dhe detyroi ta lexojë Biblën një vajzë 23 vjeçare, u zbulua falë një gabimi

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 15:42

    Një burrë nga Bostoni është akuzuar për rrëmbim, përdhunim dhe detyrim për të lexuar Biblën të një vajze të re. 


    Një vajzë 23-vjeçare e paidentifikuar, e shpëtuar nga policia, ishte e dehur kur  po dilte nga bari “Henness” në Boston më 19 janar dhe u takua me Victorio Pena në rrugë, transmeton Reporteri.net.

    Pena 38, i ngarkuar me këto akuza fillimisht nuk u deklarua fajtor. Siç rrëfeu vajza, ai filloi ta ngacmonte, prekte dhe të shkonte pas saj, akuza këto që u konfirmuan edhe nga kamerat e sigurimit. Pena pastaj e mori vajzën në apartamentin e  tij dhe e përdhunoi. Viktima thotë se nuk e mban mend asgjë, vetëm se kur u zgjua ditën tjetër e pa veten në një dyshek të zhveshur në apartamentin e Penines.

    Kur u përpoq të vishej dhe të dilte jashtë, Pena fizikisht e pengoi atë dhe kërcënoi se do ta vriste. Ai i tha asaj se e kishte shpëtuar atë nga rruga, se e dashuron dhe se të dy do të krijonin familje shkruan ABC News. Viktima tha se ai e përdhunoi atë disa herë gjatë tre ditëve të ardhshme gjersa nuk arriti të shpëtojë.

    Pena, i cili kishte telefonin e viktimës me të, e urdhëroi atë që me zë të lartë të lexonte vargje nga Bibla në spanjisht. Për ushqim i dha vetëm ananas.

    Ndërkohë, motra e vajzës së pafat, me ndihmën e aplikacionit, gjeti telefonin e saj në rrugën e të dyshuarit. Policia kontrolloi vendin dhe shikoi kamerat e vëzhgimit. Ata kontrolluan edhe transportin urban të lidhur me këtë rrugë ku u lokalizua telefoni i viktimës, duke arritur më në fund ta gjejnë dhe ta shpëtojnë atë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!