×
  • Lajme
  • Botë

    E veja e kasapit në prag të vdekjes?

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 12:20

    Drama vazhdon! Më këtë fjali fillon shkrimin e përditshmja serbe “Alo” në lidhje me sëmundjen serioze të Mira Markoviq, e veja e “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, transmeton Reporteri.net.


    Mira, sipas Alo.rs, aktualisht gjendet në koma dhe është e lidhur me aparatet që e mbajnë në jetë. Mjekët rusë po luftojnë për jetën e saj. “Zonja Markoviq është e lidhur me aparatin e frymëmarrjes dhe aktualisht ndodhet në koma. Pas operacionit të fundit, e që kishte katër prej tyre në periudhën e mëparshme, gjendja e saj shëndetësore është delikate. 24 orët e ardhshme mund të jenë vendimtare”, citon gazeta një burim nga Soçi.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se Alo është botuesi i vetëm i këtij informacioni.  Ndoshta për shkak të kësaj, Alo me kujdes vë në dukje se askush nuk i është përgjigjur celularit të Mira Markoviq. Milutin Mrkonjiq, një mik i gjatë dhe bashkëpunëtor i bashkëshortit Millosheviq, tha për këtë gazetë se nuk ka ndonjë informacion të tillë. “Unë vërtet nuk kam asnjë informacion në këtë kohë kështu që mund të komentoj asgjë”, është shprehur ai.

    Mira Markoviq ka ikur në Moskë që në vitin 2003 dhe që atëherë jeton atje, gjersa në fund të vitit 2017 ishte raportuar se kishte fituar azil politik.

    E veja e diktatorit famëkeq dhe kriminelit Sllobodan Millosheviq, në verën e vitit të kaluar, u dënua me një vit burg për keqpërdorim të detyrës gjatë ndarjes së një apartamenti në Beograd. Për kë ishte i destinuar ky apartament është më  pak e rëndësishme në këtë histori, por është shumë më e rëndësishme të theksohet që i gjithë procesi zgjati 15 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, Mirjana jetonte në një pjesë luksoze të Moskës, duke gëzuar azil politik. Gjegjësisht, ajo iku nga Serbia pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!