×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe një ditë e zezë për Indinë, rekord i rasteve dhe vdekjeve ditore nga COVID-19

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 8:13

    India vazhdon të regjistrojë shifra rekorde të infeksioneve të reja me COVID-19.


    India njoftoi të enjten një rritje rekord në rastet e koronavirusit dhe vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit.

    Po ashtu, India ka rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve me COVID-19 në 18 milionë, raporton Reuters.

    Me 379,257 raste të reja dhe 3,645 vdekje të reja, numri i përgjithshëm i rasteve dhe vdekjeve të Indisë tani janë përkatësisht në 18,38 milionë dhe 204,832, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!