×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe numri i princeshës së Dubait gjendet në listën e përgjimeve me Pegasus

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 9:16
    Pergjimet Pegasus - Princesha Latifa - Reporteri.net

    Numrat e telefonit të dy princeshave të Dubait raportohet se janë gjetur si pjesë e një hulumtimi për softuerin për spiunim, Pegasus.


    Princesha Latifa është e bija e kryetarit të Dubait, ndërsa princesha Haya Bint al-Hussain është ish-bashkëshortja e tij, shkruan BBC.

    Në shkurt të këtij viti, BBC-ja publikoi një video sekrete të princeshës Latifa, në të cilën ajo thoshte se po mbahej peng dhe se kishte frikë për jetën e saj.

    Ndërkohë princesha Haya kishte ikur nga Dubai më 2019 duke thënë se kishte frikë për jetën e saj. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë mohuar pretendimet e të dyja grave.

    Numrat e tyre janë në listën e rreth 50 mijë numrave të personave që besohen se ishin me interes për klientët e kompanisë me bazë në Izrael, NSO Group, e cila e ka zhvilluar softuerin për spiunim, Pegasus.

    Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty International”, ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se këto gjetje e përfshijnë kompaninë NSO Group në katalogun e shkeljeve të të drejtave të njeriut në rastin e dy princeshave.

    Sidoqoftë, kompania izraelite ka thënë se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se softueri i saj përdoret kundër kriminelëve dhe terroristëve si dhe në të kanë qasje vetëm agjencitë ushtarake, inteligjenca dhe forcat e sundimit të ligjit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!