×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe Turqia në situatë të rëndë nga Koronavirusi – 76 viktima në 24 orët e fundit

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 20:15

    Turqia shënon në 24 orët e fundit edhe 76 viktima si pasojë e COVID-19 me një total prej 725 personash.


    Ndërsa numri i të infektuarve gjatë kësaj periudhe kohe është rritur me 3,892 duke e çuar në total 34,109 të infektuar.

    Gjithashtu edhe numri i personave të shëruar është rritur në krahasim me ditët e tjera ku 1,582 persona lanë spitalin ditën e sotme ndërkohë që 1,474 ndodhen ende të shtruar.

    Në të gjithë Turqinë që prej fillimit të kësaj pandemie janë kryer 222,868 teste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!