×
  • Lajme
  • Botë

    Edhën në jetë në kohë të pandemisë, prindërit emërtojnë binjakët e tyre Corona dhe Covid

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 10:18

    Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka gjunjëzuar botën, por kjo nuk e ka penguar një çift në Chhattisgarh të Indisë të emërojë binjakët e tyre të porsalindur si ‘Corona’ dhe ‘Covid’, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Të dy fjalët ngjallin frikë dhe pikëllim në mendjen e të tjerëve, por për çiftin me bazë në Raipur, ata simbolizojnë triumfin mbi vështirësitë. Binjakët, një djalë dhe një vajzë  u lindën gjatë shpërthimit të pandemisë.

    Emrat, thanë ata, do t’i kujtonin të gjitha vështirësitë që kishin kaluar gjatë kohës kur po prisinin dhuratën e tyre më të bukur në jetë.

    Sidoqoftë, çifti thanë se mund të ndryshojnë më vonë vendimin e tyre më vonë dhe të riemërtojnë fëmijët e tyre. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!