×
  • Lajme
  • Botë

    Ekspertët paralajmërojnë se SHBA-së po i afrohen kohëra të rënda

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 20:22

    Rastet infektimeve me Covid-19 janë në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe hospitalizimet e shumta po shtyjnë shtetet që të ndalojnë fazat e rihapjes, ndërsa ekspertët shëndetësorë në SHBA kanë paralajmëruar se nëse vendi vazhdon në këtë rrugë, do të arrijë “kohërat më të paqëndrueshme në histori”.


    “Do të kemi spitale të stërmbushura, dhe punonjës mjekësorë të sëmurë”, ka thënë për CNN, Peter Hoitez, dekani i mjekësisë tropikale në “Baylor College of Medicine”. “Pastaj nuk do të kemi mjaftueshëm njerëz për të menaxhuar këtë krizë”.

    SHBA-ja sërish shënoi numrin rekord të të infektuarve brenda një dite me 66,627 raste të premten.

    Rritja e numrit të infektuarve ka bërë që shumë shtete në SHBA të rikthejnë masat e vendosura në mars dhe prill për të ndalur përhapjen e virusit.

    Shtetet si Georgia dhe Texasi po kthejnë kufizimet e lëvizjeve dhe kanë kërkuar ndihmën e Gardës Kombëtare për të distribuuar ushqim, ilaçe dhe për dezinfektimin e hapësirave publike.

    “Të gjithë ata që po studiojnë virusin, thonë që në fakt vera është koha kur ai dobësohet. Mendojeni një herë. Kjo është kohë kur koronavirusi dobësohet”, ka thënë William Haseltine, ish-profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

    “Nëse kjo është periudha kur virusi është më i dobët, as nuk dua të mendoj se si do të jetë dimri këtë vit”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë, edhe pse shteti i Floridës është duke përjetuar numra rekord të rasteve dhe hospitalizimeve, lejoji hapjen e njërës nga atraksionet më të mëdha turistike të shtunën.

    Parqet e Disneylandit do të hapen me numra të kufizuar të vizitorëve dhe kontroll të temperaturës në hyrje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!