×
  • Lajme
  • Botë

    Qëllohet në qendër të Beogradit biznesmeni i njohur malazez, mik i afërt i ish presidentit

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 9:00

    Biznesmeni i njohur malazez Miodrag Daka Davidoviq u sulmua mbrëmë në Beograd.


    Sipas informacioneve zyrtare, ai u qëllua nga një person i panjohur para hotelit “Crown Plaza. Davidoviq njihet gjithashtu si një tregtar armësh me lidhje të forta politike, transmeton Reporteri.net.

    Ai ishte në qendër të vëmendjes publike pas revolucionit anti-burokratik në Mal të Zi në 1989, kur ai punoi si menaxher financiar në hekurudhat Boris Kidriq në Nikshiq.

    Davidoviq është ndryshe kumbari i Momir Bulatoviq, ish president malazez.

    Ai është pronar i kompanisë “Neksan”, e cila ishte e angazhuar në prodhimin e verës dhe pijeve alkoolike, si dhe në ndërtimin e ndërtesave. Kompania Neksan e Davidoviq zotëronte gjithashtu Hotelin Admiral të Budvas, të cilin e bleu dy vjet më parë nga Metropol Ruse Group.

    Davidoviq njihet si mik i afërt i Momir Bulatoviq, ish kryetar i Malit të Zi  dhe kryetar i Qeverisë federative të RF të Jugosllavisë, i cili ndërroi jetë gjatë kësaj vere, në moshën 63-vjeçare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!