×
  • Lajme
  • Botë

    Enigma Melania: Dalin për publikun sekretet nga dhoma e gjumit e çiftit Trump

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 9:54

    Zonja e Parë, Melania Trump, si ato para saj, luftoi me rolin e gruas së ekspozuar të presidentit amerikan dhe gruas tjetër që qëndron pas saj.


    Edhe sot, pas tre vjetësh në detyrë, ajo ende konsiderohet një nga zonjat më misterioze, e qetë dhe e kujdesshme që Shtetet e Bashkuara kanë pasur, transmeton Reporteri.net.

    Përkundër faktit se bashkëshorti i saj Donald Trump është pothuajse një yll i “reality show” që mëngjesi nuk mund ta zë pa postuar diçka në Twitter, Melania është dashur të luftojë me opinionin publik se ajo është e izoluar, madje edhe “bllokuar” në Shtëpinë e Bardhë, siç dëshmon hashtagu popullor #FreeMelania i krijuar në rrjetet sociale.

    Ajo çka ka dëshmuar Melania është se ajo mund të “kërcejë për kamerat”, të përdor heshtjen në avantazhin e saj dhe të vazhdojë sigurtë përpara  si gruaja e një prej presidentëve më të diskutueshëm në historinë amerikane. Detaje për ato që ndodhën prapa skenave të ngjarjeve të ndryshme të kontestuara, tani janë në dispozicion të publikut në “Free, Melania: The Unauthorized Biography”.

    Çifti nuk flenë së bashku

    Autorja Kate Bennet zbuloi se Melania Trump në të vërtetë ka dhomën e gjumit të saj dhe të veçantë në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN.

    Sa i përket dhomës së gjumit të saj, Bennett zbuloi se vendbanimi i çiftit presidencial është i madh dhe arrin në rreth 2500 metra katror hapësirë ​​jetese vetëm për ta, por liria e tyre në të është e kufizuar. Përkatësisht, pa lejen e agjentëve të Shërbimit Sekret, ata nuk mund të hapin një dritare, të ecin nëpër lëndinë pa e mbyllur dhe siguruar atë, dhe madje edhe temperatura rregullohet nga shërbimet e sigurisë. Kjo praktikisht do të thotë që Melania nuk mund ta rregullojë as termostatin e saj në mënyrën që i përshtatet.

    Melania është shumë më e fuqishme nga sa mendon, beson Bennett.

    Trump, sipas burimeve të afërta me çiftin, shpesh beson në mendimin e gruas së tij, si në aspektin politik, ashtu edhe në mënyrën se si ajo menaxhon stafin e saj. Kudo që të jetë, ai bisedon me Melanian në telefon disa herë në ditë, duke u këshilluar.

    Edhe pse një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Ivanka dhe Melania kanë një marrëdhënie të mirë dhe mbështesin njëra-tjetrin, burime kanë zbuluar se marrëdhënia e tyre ështl një “burim i zakonshëm i dramës” në familje. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!