×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan i bën thirrje Zelandës së Re ta kthejë dënimin me vdekje

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 17:31

     Presidenti  i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Zelandës së Re të kthejë dënimin me vdekje në sistemin gjyqësor pas maskrës në dy xhami në Christchurch duke paralajmëruar se Turqia do të merret me sulmuesin, në rast se Zelanda e Re dështon ta bëjë, transmeton Reporteri.info

    Australiani Brenton Tarrant (28) vrau 50 besimtarë në emër të Supremacisë së Bardhë ndërsa luteshin të premten në Christchurch.

    “I mbushur me urrejtje, ju keni vrarë 50 prej vëllezërve tanë. Do të paguani për këtë. Nëse Zelanda e Re nuk e bën këtë, ju do të paguani për këtë krim në një mënyrë apo një tjetrën”, tha Erdogan.

    Ai po ashtu vlerësoi se Turqia kishte bërë  gabim kur  hoqi dënimin me vdekje 15 vjet më parë dhe shtoi se Zelanda e Re duhet të fillojë një proces për kthimin e dënimit me vdekje në sistemin e saj të drejtësisë penale”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!