×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan ka një thirrje pas tërmetit që goditi Turqinë

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 21:31

    Turqia ka mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti i fuqishëm i së premtes, tha presidenti i vendit.


    Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se qeveria, së bashku me ministrat dhe të gjitha institucionet, po bën të gjitha përpjekjet për të shpëtuar njerëz, të cilët kanë qenë nën rrënojat e ndërtesave të shembura, dhe për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga tronditja, raporton agjencia Anadolou.

    “Ne kemi mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion për përpjekjet e shpëtimit që të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

    Të paktën 12 persona u vranë dhe 522 të tjerë u plagosën kur një tërmet me madhësi 6.6 tronditi qytetin e Izmirit në Egjeun Turk.

    “Midis të plagosurve, pesë janë në operacion, tetë janë në njësitë e kujdesit intensiv. Tani për tani, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po ndodhin rreth 17 ndërtesave [të dëmtuara],” tha Erdogan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!