×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan, pavarësisht kërcënimeve: Nuk do ta ndërpresim operacionin në Siri

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 23:05

    Turqia nuk do të ndërpresë operacionin që ka ndërmarrë në Siri kundër një milicie kurde të mbështetur nga Perëndimi, konfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.


    “Pak rëndësi ka se çfarë thonë disa, ne nuk do ta ndërpresim këtë operacion kundër Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi.

    “Kemi marrë tashmë kërcënime si nga e djathta dhe nga e majta, na është thënë “ndaloni”.(…) Ne nuk do të kthehemi pas”, nënvizoi Erdogan.

    Turqia ndërmori të mërkurën një ofensivë në verilindje të Sirisë kundër YPG-së, një milici kurde e mbështetur nga vendet perëndimore, por cilësuar si grup terrorist nga Ankaraja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!