×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan: Populli turk ndodhet pranë vëllezërve azerbajxhanas

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 8:35

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit tha se populli turk ndodhet pranë vëllezërve azerbajxhanas.


    “Duke i shtuar edhe një të ri sulmeve kundër Azerbaxhanit, Armenia tregoi edhe njëherë se është kërcënimi më i madh i paqes dhe qetësisë në rajon. Populli turk ashtu si gjithmonë edhe sot ndodhet pranë vëllezërve azerbajxhanas me të gjitha mundësitë e tij”, tha Erdoğan në llogarinë e tij në Twitter.

    “Edhe komuniteti ndërkombëtar që nuk mund të bëjë një reagim të nevojshëm dhe të mjaftueshëm përballë agresionit provokues të Armenisë tregoi edhe një herë standardin e tij të dyfishtë. Edhe trialiteti i Minskut i cili prej rreth 30 vitesh vazhdon qëndrimin e tij neglizhent, fatkeqësisht është larg sjelljes me përqendrim zgjidhjen. Teksa ftojmë popullin armen që të mbrojë të ardhmen e tij kundër qeverive të tyre që i përdorin ata si kukull dhe kundër atyre që i tërheqin në fatkeqësi ne i bëjmë thirrje gjithë botës të qëndrojë pranë Azerbajxhanit në luftën e tij kundër pushtimit dhe mizorisë”, tha Erdoğan.

    “Në një bisedë telefonike sot me vëllain tim, presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për të cilin dëshmova edhe njëherë qëndrimin e tij të fortë dhe të vendosur i kam thënë se Turqia me qasjen ‘një komb, dy shtete’ do të vazhdojë duke forcuar solidarizimin e saj me vëllezërit azerbajxhanas”, tha presidenti Erdoğan, transmeton Anadollu Agency.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!