Erdogan sulmon Macron: Është shqetësuar nga ngritja e islamit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka ka dërguar një mesazh Presidentit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me fenë islame.


Në një deklaratë publike Erdogan përsëriti kritikat kundër homologut francez, për përodrimin e retoriës së këtij të fundit kundër islamizmit, dhe e akuzon se këtë gjë e bën për të mbuluar dështimet e tij.

“Ata që janë të shqetësuar nga ngritje e islamit po e sulmojnë fenë tonë nëpërmjet krizave që ata i shkaktojnë. Retorika anti-silamike dhe anti-myslimane është mjeti më i përdorshëm për politikanët perëndimorëpër të mbuluar dështimet e tyre.

‘Islami francez’, ‘islami europian’ dhe ‘islami austriak’ janë shembujt e fundit”, citohet Erdogan nga mediat turke.

Kreu i shtetit turk tha se e gjithë retorika bëhet për të keqinformuar njerëzit rreth islamizmit dhe nuk u tregojnë se cili është islami i vërtetë./tvklan