×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogani hedh në koshin për mbeturina letrën e Trump

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 13:04

    Nga kabineti i Erdoganit konfirmojnë se kanë pranuar letrën e Trump dhe se menjëherë pasi që e ka lexuar presidenti turk e ka hedhur në koshin për mbeturina, njoftoi BBC. Ndërkohë që operacioni turk në Siri vazhdon edhe sot.


    Në letër presidenti amerikan Trump i kërkon homologut turk Erdogan të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.

    “S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trump në letrën e shkruar më 9 Tetor, të publikuar nga Fox News këtë të mërkurë.

    Trump i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

    “Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!