×
  • Lajme
  • Botë

    Erërat e fuqishme e gjuajnë pastruesin e xhamave nga rrethojat

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 11:58

    Derisa po pastronte xhamat e një ndërtese në Alberta të Kanadasë, platforma ku qëndronte pastruesi është luhatur nga erërat e fuqishme.


    Meqenëse më nuk mund të mbahej, ai ka rënë nga rrethojat, por fal rripave mbrojtës, shpëtoi pa rënë nga lartësia.

    Për disa moment, ai qëndroi përjashta platformës, teksa në rrugë qarkullonin veturat, derisa atë e zbritën zjarrfikësit.

    Në pamjet e shpërndara, shihet momenti dramatik kur ai bie, ndërsa në sfond dëgjohen disa njerëz që psherëtijnë të frikësuar për fatin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!