×
  • Lajme
  • Botë

    Eurodeputeti pranon pjesëmarrjen në festën orgji, jep dorëheqjen

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 8:07

    Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel.


    József Szájer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban, u gjend në qendër të këtij skandali seksual, një veprim ky që e detyroi atë të jepte dorëheqjen.

    Informacioni u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal, përfundoi në orgji. Forcat e policisë kanë ndërhyrë rreth orës 21:30 të mbrëmjes ku dhe kanë identifikuar deputetin e njohur, mes grupit të 20 personave që ishin pjesë e festës.

    Ishte vetë Szajer ai që doli dhe konfirmoi praninë, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze.

    “Unë isha i pranishëm”, pranoi ai, duke nënvizuar se nuk kishte përdorur drogën e gjetur në dhomë: “Policia pretendon të ketë gjetur një pilulë ekstazi, por nuk është e imja”.

    Më pas deputeti kërkoi falje për shkeljen e rregullave ndaj Covid-19. “Para se t’i kërkoj falje kolegëve dhe familjes sime, dua të them që më vjen shumë keq që shkela rregullat anticovid”-tha eurodeputeti.

    Duket se nje veprim i tillë i ka kushtuar deputetit evropian gjithë karrierën e tij.

    “Hapi i gabuar është krejtësisht personal, unë jam përgjegjësi i vetëm për të, dhe kërkoj nga të gjithë të mos drejtojnë gishtin e fajit drejt atdheut tim ose komunitet tim politik.”– tha ai.

    Politikani hungarez ka luajtur një rol vendimtar në rishkrimin e kushtetutës hungareze në 2010, e cila thotë se “Hungaria duhet të mbrojë institucionin e martesës si një bashkim i burrit dhe gruas“. Politikani është kritikuar rëndë nga aktivistët e të drejtave të njeriut, sipas të cilëve teksti i kushtetutës krijon një mjedis armiqësor për komunitetin LGBTI.

    Kohët e fundit, qeveria propozoi të ndalojë birësimin e gjinisë së njëjtë.

    Kujtojmë që kufizimet Anti-Covid në Bruksel përfshijnë një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit dhe ndalim të grumbullimit të personave në mjedise të mbyllura. Ndërkohë që jashtë, lejohen takime deri në katër persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!