×
  • Lajme
  • Botë

    Falja e Fitër Bajramit nëpër botë në kohë të pandemisë përmes fotove

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 17:20

    Besimtarët myslimanë në tërë botën janë duke e festuar ditën e parë të Fitër Bajramit


    Fitër Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman, Bajrami festohet tradicionalisht me lutje në xhami, me vizita familjare, me ëmbëlsira dhe shpërndarje të dhuratave.

    Por, këtë herë shumë vende myslimane janë kufizuar në festimin e Fitër Bajramit për shkak të paraqitjes se koronavirusit.

    Në Kosovë, është ndaluar falja e namazit të Bajramit në xhami, Maqedonia e Veriut shkaku i mos përhapjes së Covid-19 ka futur në orë policore tërë vendin deri në përfundim të kësaj feste.

    Al Jazeera ka bërë një përmbledhje me fotografi të myslimanëve në vende të ndryshme të botës të cilët ishin duke festuar dhe duke u lutur për këtë Fitër Bajram:

    Myslimanët në Sofje të Bullgarisë e falën namazin e Bajramit në stadiumin “Lokomotiv”, fotografi e realizuar nga VASSIL DONEV/EPA.

    Në Teheran të Iranit myslimanët përfunduan lutjet e Bajramit jashtë një xhamie të pajisur me maska, fotografi e realizuar nga VAHID SALEMI/AP.

    Në Peshawar të Pakistanit myslimanët u falën në ambient të hapur, fotografi e realizuar nga MUHAMMAD SAJJAD/AP.

    Në Sidney të Australisë, xhamia Lakemba organizoi transmetim direkt të faljes së namazit shkaku i mos përhapjes së koronavirusit tek besimtarët, fotografi e realizuar nga SAEED KHAN / AFP.

    Në xhaminë Yakaniah, në provincën Narathiwat të Tajvanit njerëzit u falën me maska dhe respektuan distancën gjatë faljes së namazit, fotografi nga MADAREE TOHLALA / AFP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!