×
  • Lajme
  • Botë

    Familjarët e terroristit Tarrant: Ai meriton të vdesë

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 17:42

    Kushërira e terroristit të akuzuar për vrasjen masive më të madhe në historinë e Zelandës së Re, thotë se ky njeri nuk është “normal’, ka “mendje të prishur” dhe se meriton të vdesë, transmeton Reporteri.net

    Donna Cox thotë se është e dhimbshme që ka lidhje familjare me Brenton Tarrantin, 28 vjeç, pasi ai dyshohet se vrau 50 besimtarë myslimanë në Christchurch të premten. Tarrant u përball me gjykatën të nesërmen, duke buzëqeshur dhe duke bërë një gjest supremacist, pa shfaqur fare pendesë për aktin e tij. Tani, ndërkohë që akuzat kundër tij pritet të shtohen, anëtarët e familjes së tij po dënojnë aktet e tij të tmerrshme.

    “Tarrant kurrë nuk do të kuptojë ndikimin që sulmet e bëra nga ana e tij kanë pasur ndaj prindërve në qytetin e tyre të lindjes Grafton”, tha Cox për Sunday Night.

    “Është e tmerrshme ajo nëpër të cilën ai po e bën familjen të kalojë. Ai është nga një familje shumë e respektuar, nëna dhe babai i tij  janë shumë të respektuar në komunitetin tonë”, u shpreh ajo.

    “Ai nuk u rrit në këtë mënyrë, por unë nuk jam këtu që ta mbroj … Nëse do të kisha mundësi, do ta pyesja pse e bëri këtë. Si mund ta bësh këtë? Bëhet fjalë për një mendje të prishur”, përfundoi ajo. /Reporteri.net

    Këshërira e sulmuesit, Brenton Tarrant, Donna Cox

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!