×
  • Lajme
  • Botë

    Fansat kritikojnë Faydeen pas bashkëpunimit me Luanën: Kur këndon ajo më vret veshët

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 21:27

    Para 3-ditësh, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin e njohur Faydee”.


    Klipi me titull “Yalla Habibi” u prit mjaft mirë nga publiku, duke marrë brenda pak kohësh më shumë se dy milionë klikime në kanalin e “Youtube”-it.

    Por mesa duket fansat e Faydee nuk e kanë pëlqyer këtë bashkëpunim. Ata pëlqejnë këngën dhe zërin e Faydee, por jo mënyrën se si këndon Luana.

    Teksa ai ka publikuar një video të shkurtër të këngës, ndjekësit i shkruajnë se zëri i Luanës nuk është i bukur dhe se nuk ka zgjedhur artisten e duhur shqiptare, shkruan panorama.

    “Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur, por kur këndon ajo më vret veshët”, shkruan një fanse e këngëtarit, ku një tjetër i përgjigjet: “Ajo nuk është këngëtare”.

    “Nuk më pëlqen ajo vajzë. Sa poshtë paske rënë… Të dua ty e muzikën tënde, por nuk ishte artistja më e mirë shqiptare që t’i mund të bëje një këngë”, janë disa nga komentet e fansave të këngëtarit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!