×
  • Lajme
  • Botë

    Fauci, amerikanëve: Vaksinohuni me njërën prej tri vaksinave kundër COVID-19

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 23:30

    Anthony Fauci, një ekspert i madh i sëmundjeve infektive amerikane, tha të dielën se do të vaksinohej me vaksinën e aprovuar kundër COVID-19 të prodhuar nga Johnson & Johnson (J&J) dhe u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen me ndonjë nga tre vaksinat e miratuara.


    “Të tre janë me të vërtetë të mirë dhe njerëzit duhet të marrin atë që është më e arritshme për ta. Nëse jeni diku dhe keni një J&J, dhe kjo është një vaksinë që aktualisht është në dispozicion, unë do ta bëja atë”, tha mjeku amerikan.

    Qeveria amerikane miratoi të shtunën një vaksinë me dozë të vetme COVID-19 nga Johnson & Johnson, duke e bërë atë vaksinën e tretë në dispozicion me Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Të dyja këto vaksina kërkojnë dy doza, raporton nbcnews.

    Dërgesat e vaksinave J&J në qendrat e vaksinimit duhet të fillojnë të dielën ose të hënën. Vaksina Pfizer dhe Moderna tregojnë nivele më të larta të efikasitetit në provat me dy doza, në krahasim me një dozë të vetme të vaksinës J&J.

    “Tani keni tre vaksina mjaft të efektshme, me siguri. Nuk ka dyshim për këtë”, tha Fauci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!