×
  • Lajme
  • Botë

    Fauci në kundërthënie me Trumpin: Ndoshta kurrë nuk do të zhduket coronavirusi

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 13:04

    Bota nuk do të mund ta zhdukë kurrë coronavirusin, por masat e shëndetit publik dhe një vaksinë efektive mund të ndihmojnë për ta vendosur nën kontroll, tha mjeku Anthony Fauci.


    Përfundimi i nxjerrë nga eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA është në kundërthënie me pretendimet e përsëritura të presidentit, Donald Trump se virusi përfundimisht do të “largohet”, raporton CNN.

    Shkencëtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara mund ta neutralizojnë virusin vetëm me një vaksinë të mirë dhe masa të kujdesshme të sigurisë – si maska, larja e duarve dhe distanca sociale, transmeton Telegrafi.

    “Mund të kemi nevojë të kalojmë një sezon të tij dhe pastaj në sezonin e ardhshëm, nëse kemi një vaksinë atëherë nuk do të kemi një pandemi, nuk do të jetë imobilizues i botës, nuk do të shkatërrojë ekonominë”, tha 79-vjeçari.

    Të paktën 39 shtete duke përfshirë Uashingtonin, kanë vendosur një lloj rregulli që mandaton përdorimin e maskave gjersa kompanitë farmaceutike po përparojnë në zbulimin e një vaksine, e cila mund të jetë në duart e njerëzve në vitin 2021. Akoma, kombit i mungon një përgjigje kohezive ndaj virusit, tha Fauci.

    Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar 4.83 milionë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 159 mijë njerëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!