×
  • Lajme
  • Botë

    “Ferri po vjen” – paralajmërimi i frikshëm i meteorologëve evropianë

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 13:07

    Një valë ekstreme e nxehtësisë pritet të përhapet në Evropë gjatë ditëve të ardhshme. Sipas ekspertëve  evropianë të meteorologjisë, shumë rekorde do të thyhen, transmeton Reporteri.net.


    Pritet që vala e të nxehtit të arrijë kulmin e saj nga e mërkura deri të premten, kur zonat nga Spanja në Poloni do të përjetojnë temperatura prej 11 deri në 17 gradë më të larta se mesatarja.

    Meteorologu finlandez Mika Rantanen tha se modeli kompjuterik për Francën parashikon nxehtësi me intensitet të pashembullt për muajin qershor. Sipas tij valët e nxehtësisë në fillim të verës mund të jenë veçanërisht të rrezikshme sepse njerëzit nuk kanë pasur kohë për t’u përshtatur. Njerëzit më të moshuar, të pastrehët dhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje duhet të kenë shumë kujdes.

    “Valët e nxehtësisë janë vrasës të heshtur”. Për shkak të një nxehtësie të tillë ekstreme në vitin  2003 kanë vdekur mijëra njerëz, dhe vitin e kaluar u regjistruan të paktën 1,000 vdekje në Gjermani”, shkruan Stefan Ramstorf, një ekspert i meteorologjisë.

    Temperaturat më të larta do të godasin Evropën Perëndimore dhe atë Qendrore. Në zonat më të prekura në Spanjë dhe Francë, temperaturat do të jenë të paktën 40 gradë për tre ditë rresht.

    Meteorologu spanjoll Silvia Laplana tha se “ferri po vjen”. Është parashikuar që të premten në Madrid do të jetë 40.6 gradë, që do të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në atë qytet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!