×
  • Lajme
  • Botë

    Frikë dhe panikë: Kinezët vendosin shishe plastike në kokë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 12:35

    Banorët kinezë në të gjithë botën kanë filluar të vënë bidonë plastikë në kokë për ta  mbrojtur veten nga koronavirusi.


    Fotografitë  që janë shfaqur në mediat sociale tregojnë njerëz të dëshpëruar nga virusi që tashmë ka marrë jetën e rreth 130 njerëzve, transmeton Reporteri.net.

    Një fotografi tregon një familje të tërë që kanë vënë bidonë në kokë.

    Në disa qytete kineze maskat për fytyrën tashmë po mbarojnë. Virusi vdekjeprurës ka vrarë më shumë se 130 njerëz dhe ka infektuar pothuajse 6,000 të tjerë.

    Ndërsa ende nuk ekziston një vaksinë për virusin, ekspertët e shëndetit po u kërkojnë njerëzve që të lajnë rregullisht duart me sapun dhe ujë dhe të shmangin ndarjen e ushqimit, pijeve dhe veglave.

    Shumica e rasteve në Kinë kanë qenë në provincën Hubei, konkretisht në Wuhan – një qytet me 11 milion njerëz. Besohej se fillimisht ishte përhapur te njerëzit në një treg që shiste kafshë të gjalla.

    Pothuajse 60 raste janë raportuar në 15 vende të tjera, përfshirë SH.B.A., Francë, Gjermani, Japoni, Singapor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!