×
  • Lajme
  • Botë

    Filipine: 57 milionë njerëz vendosen në karantinë

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 14:47

    Filipinet kanë marrë vendim që ta vendosin në karantinë një rajon me rreth 57 milion banorë në pjesën veriore të shtetit, në të cilin shtrihet edhe kryeqyteti Manila. Ky vendim u mor për shkak të përhapjes së koronavirusit.


    Zëdhënësi i presidentit, Salvador Panelo, tha të hënën para gazetarëve se vendimi për vendosje në karantinë do të fillojë të zbatohet menjëherë, raportojnë mediet lokale, shkruan Anadolu – transmeton Reporteri.net.

    Kjo masë erdhi pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus të dielën. Zyrtarët kanë thënë se 11 persona kanë vdekur dhe 140 janë infektuar me virusin Covid-19 deri më tani.

    Në vendimin për karantinë përfshihet ndalimi i transportit dhe rregullimi i dispozitave për furnizim me ushqim dhe për qasje në shërbime shëndetësore.

    Rastet e para të koronavirusit në botë u shënuan në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Ëuhan të Kinës, ndërsa tash virusi është përhapur në së paku 146 shtete në mbarë botën.

    Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga koronavirusi kanë vdekur 6500 njerëz dhe janë helmuar 164 mijë. Si pasojë, OBSh-ja e ka shpallur gjendjen e pandemisë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!