×
  • Lajme
  • Botë

    Dimri nuk largohet nga Zvicra, bora ‘mbulon’ Baselin

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 16:22

    Derisa parashikimet meteorologjike kanë paraparë që gjatë fundjavës të mbizotëroj mot me vranësira dhe me reshje shiu, në Zvicër më saktësisht në Basel ka filluar të bie borë.


    Një lexues i Reporterit ka dërguar një video ku shihet dukë rënë borë në këtë qytet.

    Ndërsa sa i përket rajonit të Ballkanit pritet që një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë gjatë ditës së diel mbi rajon, duke favorizuar mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu ditëve të fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme.

    Nga dita e hënë masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të zbresin edhe mbi Kosovë, duke sjellë mot më të ftohtë ditëve të para të javës së ardhshme. Mirëpo, në pjesën e dytë të javës, sipas parashikimeve të fundit, nga Afrika veriore do të shtrihen masa më të ngrohta ajrore që pritet të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!