×
  • Lajme
  • Botë

    Fillon një hetim federal mbi rrëzimin e helikopterit në New York

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 23:46

    Hetuesit federalë po shqyrtojnë përplasjen e një helikopteri në kulmin e një ndërtese të lartë të Nju Jorkut. Nga përplasja humbi jetën piloti.


    Helikopteri u përplas dhe u dogj të hënën në majën e godinës “AXA Equitable Center” në Manhatan, gjatë një pasditeje me reshje dhe mjegull. Nuk pati të lënduar në radhët e personave që ndodheshin në godinë.

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, u tha gazetarëve se nuk kishte ndonjë kërcënim tjetër apo lidhje me terrorizmin. Ai gjithashtu falenderoi zjarrfikësit që fikën me shpejtësi zjarrin në tarracë, transmeton Express.

    Piloti u identifikua me emrin Tim McCormack. Ai kishte 15 vjet eksperiencë si pilot

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!