×
  • Lajme
  • Botë

    Filmuar nga Mehribani: Udhëtimi triumfator i presidentit azer me gruan e tij në Karabakun e çliruar

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 9:24

    Udhëtimi i presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev në territoret e marra nga ushtria e tij në Karabak u regjistrua nga gruaja e tij Mehriban Aliyev në një video që ajo postoi në mediat sociale.


    Aliyev dhe gruaja e tij udhëtuan në rajonin e Agdamit, të cilin Baku e mori në bazë të një marrëveshjeje trepalëshe me Armeninë dhe Rusinë.

    Presidenti u filmua duke drejtuar një automjet të blinduar nga i cili mund të shiheshin rrënojat, transmeton tesheshi.com.

     

    Më herët, Mehriban Aliyeva gjithashtu publikoi foto nga udhëtimi i tyre në rajonin Jebral në Nago-Karabak, i cili gjithashtu i përkiste Azerbajxhanit.

    Ata ndihen triumfatorë për këtë fitore në fushën e betejës, duke rimarrë qytetet dhe fshatra të cilat, po me luftë, u humbën rreth 30 vite më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!