×
  • Lajme
  • Botë

    Filozofi më i madh gjerman refuzon çmimin më të lartë letrar nga Emiratet e Bashkuara, kjo është arsyeja

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 10:47

    Filozofi i shquar gjerman, Juergen Habermas tha dje se nuk do ta pranojë çmimin më të lartë letrar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.


    91-vjeçari, i cili konsiderohet filozofi më i shquar bashkëkohor i Gjermanisë, i tha faqes mediumit gjerman Spiegel Online se “Unë deklarova gatishmërinë time për të pranuar Çmimin e Librit Sheikh Zayed të këtij viti. Ky ishte një vendim i gabuar, të cilin unë e korrigjoj me këtë”.

    Në deklaratën, të cilën botuesi i tij, Suhrkamp Verlag ia kaloi “Spiegel Online”, Habermas shtoi se “Unë nuk ia bëra të qartë vetes lidhjen shumë të ngushtë të institucionit, i cili jep këto çmime në Abu Dhabi, me sistemin ekzistues politik atje.”

    Në faqen kryesore të Çmimit të Zayed Book thuhet se Habermas u emërua “‘Personaliteti Kulturor i Vitit’ 2021 në njohje të një karriere të gjatë që zgjat për më shumë se gjysmë shekulli”.

    Gjithashtu thuhet se fituesve në secilën nga tetë kategoritë e çmimit u jepet një çmim prej  204,200 dollarë, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!