×
  • Lajme
  • Botë

    Fitoi çmimin Nobel për paq, Doctare nuk pajtohet me vendimin që shkrimtari Handke të jetë nobelist

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 22:20

    Christina Doctare, kishte fituar çmimin Nobel për Paqen në vitin 1988, tha se heq dorë nga çmimi që kishte marrë mbi tre dekada më parë, duke shprehur kundërshtimin e saj të fortë se pse çmimi Nobel për letërsi iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke.


    Gazetari suedez, i cili kishte marrë çmimin si anëtar i forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (KB), ishte në turmë që të protestoi të martën në kryeqytetin e Suedisë kundër vendimit që çmimi Nobel t’i jepet shkrimtarit Handke, përcjellë Reporteri.net.

    “Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se kjo zgjedhje e shkrimtarit Handke është një turp,” tha Doctare ndërsa hoqi medaljen.

    Ajo tha se ishte krenare për Akademinë Suedeze por tani ndjen vetëm turp dhe faj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!